Konferenca e Donatorëve, Basha: Të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas përfundimit të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, ku u mblodhën 1.15 miliardë euro në ndihmë të Shqipërisë ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Basha shkruan:

Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura. Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë.

Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë. Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to./TCH/

Share This Article