Konferenca ndërkombëtare e donatorëve për koronavirusin mblodhi 7.4 miliardë euro, në përpjekje për të zhvilluar vaksinën, teste dhe trajtime për COVID-19, njoftoi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Kjo shifër pothuajse arrin objektivin fillestar prej 7.5 miliardë eurosh.
Megjithatë, Von der Leyen shtoi se gjatë muajve të ardhshëm do të nevojiten shumë më tepër, transmeton Albuk Tv.
“Sprinti i sotëm ishte një fillim i shkëlqyeshëm për maratonën tonë”, deklaroi ajo.
Albuk.Tv e ka përcjell live konrencën.