Konferenca e Kryetarëve/ Zgjatet me 6 muaj afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në drejtimin e Nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj Valikaj u zhvillua sot mbledhja e radhës së Konferencës së Kryetarëve. Rendi i ditës së mbledhjes së sotme ishte: shqyrtimi i draft-kalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 25 Shtator-13 Tetor 2023; shqyrtimi i kërkesës së bashkëkryetarëve të Komisionit të posaçëm parlamentarë të Reformës Zgjedhore për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së këtij komisioni; si dhe raportimi periodik mbi ecurinë e zbatimit të planit të veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të KE-së për Shqipërinë për vitin 2022, periudha 1 janar-30 qershor 2023.

Pas diskutimeve Konferenca e Kryetarëve miratoi me mirëkuptim kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 25 Shtator-13 Tetor 2023 dhe propozoi zhvillimin e seancave plenare në datat 2, 5 dhe 12 tetor 2023. Konferenca pranoi me shumicë votash kërkesën e bashkëkryetarëve të Komisionit të posaçëm parlamentarë të Reformës Zgjedhore për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së këtij komisioni me 6 muaj.

Share This Article