Konferenca e Rambujes, Gorani: Franca, Italia e Gjermania ishin kundër që të bombardohej Serbia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-anëtari i palës shqiptare në Konferencën e Rambujes, Dukagjin Gorani, ka treguar disa nga prapa skenat që ndodhën gjatë dialogut në Kështjellën e njohur në Francë.

Marrëveshja e Rambujes ishte një marrëveshje e propozuar paqeje nga ana e NATO’s për përfaqësues të ish-Jugosllavisë dhe delegacionit shqiptar të Kosovës. Dështimi i kësaj marrëveshje, mospajtimi  i Serbisë që të plotësonte ultimatumin, konsiderohet si një ndër faktorët që dërgoi deri te bombardimi i caqeve serbe.

Gorani thotë se ishte SHBA’ja ajo që mundohej të bindte aleatët të cilët ndërhynin me bombardime pasi ata nuk dëshironin që kjo të ndodhte.

Ai thotë se ministrat e jashtëm të Italisë e Francës vinin në dhomën e përfaqësuesve të shqiptarëve dhe u thonin se ajo që po kërkonin ata ishte humbje kohe.

“Vështirësia më e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte bindja e aleatëve kontinental. Ministri i Jashtëm i Italisë dhe Francës vinin në atë që ne e quanim dhoma shqiptare dhe na thonin se kjo që po e kërkoni ju(bombardimet) janë humbje kohe. Edhe ministri i Jashtëm gjerman thoshte se nuk e qes nënshkrimin për bombardime”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Share This Article