Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka mbajtur fjalën e saj gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.
Ndër të tjera, presidentja e KE-së u shpreh se duhet të dyfishojmë potencialin dhe ekonominë e Ballkanit Perëndimor, si dhe t’u japim ritëm reformave të BE-së.
“Vitin e kaluar kam thënë se procesi i Berlinit do të jetë në duar të mira dhe kam pasur të drejtë. Pavarësisht këtij optimizmi ka shumë për t’u bërë. Duhet t’u japim ritëm reformave të BE. Të rrisim dhe të dyfishojmë potencialin dhe ekonominë për Ballkanin Perëndimor. Prandaj duhet ta përfshijmë ballkanin drejt tregut të përbashkët në 7 pika të rëndësishme. Duhet që BE të plotësojë atë që është tregu i përbashkët rajonal. Duhet që vendet e BE të hapen fillimisht ndaj njëri-tjetrit dhe të hapen plotësisht sa i përket ekonomisë.”, tha mes të tjerash Von Der Leyen.