Konfirmohen dy viktima me origjinë nga Kosova prej tërmetit në Izmir

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe një person me origjinë nga Kosova ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pas rrëzimit të ndërtesës si rrjedhojë e tërmetit në Izmir.

Kjo është konfirmuar nga Ambasada e Kosovës në Turqi, me anë të një postimi në Twitter.

“Nga komunikimet e vazhdueshme, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është informuar se dy persona me origjinë nga Kosova nga familja Doğrayan në Izmir kanë ndërruar jetë si pasojë e termetit. Mund të konfirmojmë se deri më tani nuk ka të dhëna për shtetas të RKS”, thuhet në komunikatë.

Nuk dihet nëse personi i dytë që ndërroi jetë në këtë tragjedi është djali i 62 vjeçares, që u konfirmua më herët si viktimë e parë.

”Ne i shprehim ngushllimet tona familjes Doğrayan dhe të gjithë familjeve dhe të afërmve tjerë të prekur nga kjo tragjedi, dhe iu urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, ka shkruar tutje ambasada. 

Share This Article