Konfirmohet edhe një rast me koronavirus në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një rast i ri me koronavirus është konfirmuar në Kosovë të hënen pas mesnate, duke e ngritur në gjashtëmbëdhjetë numrin e të infektuarve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se fjala është për një grua, e cila kishte ardhur nga Londra për në Prishtinë të hënën, transmeton Koha.

“Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një) rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile”, thuhet në njoftim.

Ky institut po ashtu ka bërë një përmbledhje të rasteve të testuara deri më tani: 271 persona, 16 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë në SARS CoV-2.

“Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, shkruan po ashtu në njoftim.

Share This Article