Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se sot është konfirmuar edhe një rast i infektimit me COVID-19, duke e quar në 21 numrin e të infektuarëve.
“Rasti pozitiv është rast me vendqëndrim në Janjevë komuna e Lipjanit, i gjinisë mashkullore me moshë 46 vjeçare i kthyer nga Berlini me aeroplan më 11 mars 2020”, njofton IKSHPK.