Konfirmohet ftesa e Speciales për Bashotën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota është ftuar nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i PDK-së Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka reaguar për ftesat e reja të Speciales të cilat erdhën për ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe për ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm, Sokol Bashota, derisa ftesat i ka quajtur goditje për UÇK-në dhe luftën e tyre

Lajmi për ftesën e Speciales për Bashotën ka qarkulluar qysh dje. Koha.net ka provuar të marrë konfirmim nga ai mbrëmë dhe sot, por ka qenë i paqasshëm për portalin.

Kujtojmë se Sokol Bashota në maj është shpallur fajtor për deklarim të rremë të pasurisë nga Gjykata e Pejës.

Share This Article