Konfirmohet lajmi i hidhur, ish-futbollisti i Chelsea-t ka ndërruar jetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-futbollisti i Chelsea-t, Christian Atsu, është konfirmuar i vdekur pasi është zënë nga rrënojat e banesave të shembura nga tërmetet e fuqishme të 6 shkurtit në Turqi. Lajmin e hidhur e ka dhënë menaxheri i futbollistit ganez, Murat Uzunmehmet.

“Christian Atsu është gjetur i pajetë nën rrënoja. I është gjetur edhe telefoni”, tha në një postim në Twitter menaxheri i futbollistit.

Futbollisti, pjesë e Hatayspor realizoi edhe gol një ditë para tërmetit që i mori jetën. Tashmë, mediat turke kanë bërë të ditur se ai i kishte kërkuar drejtuesve të klubit ditët e fundit se donte të largohej dhe kjo gjë i ishte pranuar edhe nga trajneri Demirel. Megjithatë, pas paraqitjes fantastike në ndeshjen e fundit, ai kishte ndryshuar mendim dhe kishte thënë se do të vazhdonte të luante në Turqi.

Atsu, i lindur më 10 janar 1992, filloi karrierën në Portugali, ndërsa më pas luajti me Porton, Rio Aven, Chelsea, Vitesse, Everton, Bournemouth dhe Malaga.

Share This Article