Konfirmohet rasti i parë i lijës së majmunëve në Slloveni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Slloveni është konfirmuar rasti i parë i lijës së majmunëve.

Siç raportojnë mediat e atjeshme, pacienti të hënën nuk është hospitalizuar në klinikën infektive UKC Lubjana, pasi sigurisht bëhet fjalë për një rast me simptoma të lehta.

Mediat sllovene raportojnë se bëhet fjalë për një burrë që është kthyer nga Ishujt Kanarie, i cili kishte vërejtur fillimisht një lloj lodhje.

Pritet që sot autoritetet shëndetësore në Slloveni, të japin më shumë detaje për gjendjen e tij shëndetësore.

Share This Article