Konfirmohet rimeçi Fury-Usyk, zbulohet data

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është konfirmuar tashmë rimeçi dhe është zbuluar data e ‘luftës’ mes boksierëve të peshave të rënda, Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk.

Më 18 maj, Usyk i shkaktoi humbjen e parë Furyt në karrierë, duke prodhuar një shfaqje të jashtëzakonshme për t’u bërë kampion i padiskutueshëm botëror në peshat e rënda.

Një klauzolë e revanshit automatik ishte përfshirë në kontratë, me ndeshjen e dytë të planifikuar fillimisht për në tetor.

View this post on Instagram

A post shared by Sky Sports Boxing 🥊 (@skysportsboxing)

Megjithatë, shkëlqesia e tij, Turki Alalshikh ka konfirmuar një datë të re për luftën mes Furyt dhe Usykut.

Pas një lufte të parë shumë të fortë, dyshja do të ndeshet sërish më 21 dhjetor në Riad të Arabisë Saudite.

“Rimeçi midis kampionit të padiskutueshëm Oleksandr Usyk dhe kampionit Tyson Fury është planifikuar tani më 21 dhjetor 2024 gjatë Riyadh Season”.

“Bota do të shikojë përsëri një tjetër luftë historike…Angazhimi ynë për adhuruesit e boksit vazhdon…Shpresojmë t’ju pëlqejë”, ka shkruar Alalshikh në platformën X.

Share This Article