Konfirmohet romanca, supermodelja shfaqet me bikini në jahtin luksoz të Di Caprios

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zërat për një romancë mes aktorit fitues të Oscar, Leonardo Di Caprio dhe supermodeles Neelam Gill kanë marrë një konfirmim nga vetë dyshja, që janë fotografuar të premten teksa pushonin në shoqërinë e njëri-tjetrit në një jaht në Porto Cervo të Sardenjës.

Ylli i kinematografisë dhe modelja 28-vjeçare sipas thashethemeve janë të lidhur prej muajsh dhe janë parë në evente të ndryshme së bashku, por ende nuk kanë pohuar diçka mbi romancën.

Pavarësisht kësaj, Neelam dukej sensacionale teksa u shfaq me bikini në kuvertën e jahtit të Di Caprios, ku ndoheshin edhe një grup miqsh të tyre.

Figura e saj e tonifikuar dhe format e bollshme u shfaqën plotësisht teksa ajo zhytej në rrezet e diellit.

Ndërkohë, Di Caprio u shfaq pa këmishë teksa bisedonte me Neelam dhe konsumonte alkool.

Share This Article