Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut ka njoftuar se Copa America do të shtyhet për një vit nga frika e përhapjes nga koronavirusi.
CONMEBOL ka kumtuar lajmin në faqen zyrtare.
Turneu ishte paraparë të mbahej nga 12 qershori deri më 12 korrik të këtij viti. Do të mbahet nga 11 qershor deri më 11 korrik të vitit të ardhshëm.
“Janë masa të jashtëzakonshme për një situatë të papritur”, ka thë presidenti i CONMEBOL-it, Alejandro Dominguez.