Konfirmohet vdekja e parë jashtë Kinës nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë ka vdekur nga koronavirusi në Filipine, duke shënuar kështu rastin e parë të konfirmuar fatal jashtë Kinës.

Pacienti ishte një kinez 44-vjeçar nga Wuhan, në provincën Hubei, ku u zbulua për herë të parë virusi, raporton BBC.

Ai supozohet të jetë infektuar para se të arrinte në Filipine, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Më shumë se 300 persona ka vdekur nga ky virus deri më tani, shumica absolute nga Hubei. Më shumë se 14,000 persona janë infektuar.

SHBA-ja, Australia dhe shtete tjera po e ndalojnë hyrjen e të huajve nga Kina dhe po kërkojnë nga qytetarët e vetë të futen në karantinë.

Numri i rasteve me koronavirus në mbarë botën ka tejkaluar atë të epidemisë së ngjashme Sars, e cila u shpërnda në mbi 12 vende më 2003. Por shkalla e vdekshmërisë e virusit të ri është shumë më e ulët, që do të thotë se është më pak vdekjeprurës.

Share This Article