ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano 1 hour ago
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në 1 hour ago
Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare 1 hour ago
A mund ta përmbysë Partia Laburiste ‘humbjen e dëshpëruar të besimit’ nga biznesi? 1 hour ago
Kush është George Soros dhe pse është i padëshirueshëm në Britani 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Konfirmohet zyrtarisht: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër në Europë

albnews by albnews
18 July, 2023
in Albania
0
Konfirmohet zyrtarisht: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër në Europë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rezultatet e gërmimeve mbi 4-vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre nga Universiteti i Bernës kanë konfirmuar se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë, mbi 8500-vjeçarë.

Albert Hafner, arkeolog nga Zvicra, thotë se kemi të bëjmë me një vendbanim që zhvillonte bujqësinë 8 deri në 9 mijë vjet më parë, që më pas është përhapur në Itali dhe në të gjithë Europën. Ai thotë se ky vendbanim është rreth 2 mijë vjet më i vjetër se ato të gjetura në Zvicër.

RelatedPosts

Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

PD kërkesë për interpelancë urgjente: Rama të japë sqarime për takimin në Aruba

Rama për nanoteknologjinë: Pres të punojmë me Akademinë e Shkencave dhe diktatorin e saj

“Njohuritë që kemi fituar në Zvicër do t’i zhvendosim këtu për të vijuar më tej me gërmime që të kemi më shumë të reja mbi vendbanimin më të vjetër në Europë. Ne duam të dimë datat e sakta të këtij vendbanimi. Këtu është zhvilluar bujqësia, që më pas është zhvendosur në Itali dhe në të gjithë Europën”, shprehet arkeologu zviceran.

Për arkeologun shqiptar Adrian Anastasi, ky është jo vetëm një zbulim i madh, pasi edhe rezultatet e kanë konfirmuar. Ai shkon më tej kur thotë se të gjitha gjetjet mund të vendosen në Pogradec, apo edhe në forma digjitale në funksion të turizmit arkeologjik.

“Ky vendbanim rezulton të jetë më i vjetri në Europë. Kjo është e lidhur edhe me ngritjen e disa pyetjeve për të ardhmen. Pse këta njerëz vendosën të kalonin në vendbanime në breg të liqenit? Këto janë pjesë të studimit. Ne, nga viti në vit, gjithmonë kemi rezultate, të cilat janë befasuese edhe për ne, siç është edhe rasti i këtij viti”, tha arkeologu shqiptar.

E pranishme në prezantimin e rezultateve, ambasadorja zvicerane në vendin tonë u shpreh e lumtur që Zvicra është pjesë e kërkimeve, ndërsa shtoi se këto gjetje mund të jenë një formë shumë e mirë për të thithur edhe më shumë turistë zviceranë.

Gërmimet në vendbanimin palafit të Linit tashmë po zhvillohen në ujë, pasi ai ka qenë i ndërtuar mbi drurë në tokë dhe liqen. Ndërkohë, ka të dhëna se një vendbanim i tillë është edhe pranë kufirit aktual me Maqedoninë e Veriut.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

Yjet marrin pjesë në sfilatën e fundit të modës së Armanit në Milano

29 September, 2025
‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në

‘Nuk do të keni nevojë të punoni më kurrë’: Kriminelët i ofrojnë gazetarit para për të hakuar BBC-në

29 September, 2025
Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

Sekuestrohen vila e llogari bankare me vlerë 3 milionë euro, i përkisnin noteres 35-vjeçare

29 September, 2025
A mund ta përmbysë Partia Laburiste ‘humbjen e dëshpëruar të besimit’ nga biznesi?

A mund ta përmbysë Partia Laburiste ‘humbjen e dëshpëruar të besimit’ nga biznesi?

29 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result