Konfirmon zyrtari ushtarak: Raketa hipersonike “Zirkon” gati për përdorim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rusia mund ta përdorë në çdo moment raketën hipersonike “Zirkon”. Konfirmimi ka ardhur nga një zyrtar ushtarak, që theksoi se procesi i testimit përfundoi me sukses.

Javën e kaluar, ushtria ruse qëlloi një shënjestër nga një distancë prej 1 mijë kilometrash, nga deti Barenc drejt Detit të Zi. Pavarësisht humbjeve të rënda në betejën e tij me Ukrainën, presidenti rus Vladimir Putin ka vazhduar të mbrojë raketën Zirkon, pjesë e një gjenerate të re të sistemeve të armëve, me të cilat ai krenohet dhe pretendon se mund të udhëtojnë me nëntë herë shpejtësinë e zërit.

Alexander Moiseyev, komandanti i Flotës Veriore, tha se raketa do të vendoset me kohë të plotë në bordin e fregatës ruse Admiral Golovko përpara fundit të vitit.

Sipas vlerësimeve, arma e fuqishme ecën me një shpejtësi marramendëse, deri në 3 kilometra në 1 sekondë dhe mund të godasë Londrën brenda 5 minutave. Raketa konsiderohet e pakapshme nga sistemet e mbrojtjes të Perëndimit.

Share This Article