ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kryeministri i Shqipërisë akuzon Mahmoodin për ‘stereotipizim etnik’ 9 minutes ago
Turkish Airlines e ka marrë vendimin! Nxjerr në shitje të gjitha aksionet në Air Albania 8 hours ago
U shtyp brenda një kamioni, mbahen homazhe për shqiptarin që humbi jetën tragjikisht në Northampton 8 hours ago
Robert De Niro do të interpretojë një film për luftën e Kosovës 9 hours ago
Kryeministri britanik: Incidentet në rritje për urrejtjen e neverishtme antimyslimane duhet të adresohen 9 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Konfiskimi i ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi, Kushtetuesja rrëzon opozitën, mbetet në fuqi vendimi i qeverisë

albnews by albnews
16 June, 2023
in Shqiperia
0
Konfiskimi i ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi, Kushtetuesja rrëzon opozitën, mbetet në fuqi vendimi i qeverisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e 28 deputetëve të opozitës, për shpalljen si antikushtetues të vendimit të qeverisë, për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp Gjykata Kushtetuese bëri të ditur se pasi mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues jo më pak se një të pestën e deputetëve (28 deputetë) të Kuvendit, me objekt: “Shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, vendosi “rrëzimin e kërkesës”.

RelatedPosts

Reshjet në Lezhë, përmbytje në disa lagje, probleme dhe me energjinë elektrike

Nisin shirat, dita e sotme me shtrëngata dhe stuhi, Alpet me borë

Drejtor i ri në krye të burgut të Durrësit

Sipas Gjykata Kushtetuese, ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

“Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.”- thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ligji i qeverisë

Pak muaj më parë, qeveria vendosi të sekuestrojë të gjitha hapësirat e ndërtuara pa leje në Tiranë dhe në rrethe të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi. Ndërtuesit i lihej të zgjidhte nëse do ta dhuronte këtë pjesë, ta blinte me çmimin e tregut ose në të kundërt, ajo do të merrej nga shteti.

Përfaqësuesit e qeverisë kanë deklaruar se në të gjitha rastet, ndërtuesi do të gjobitet dhe ndaj tij do të kishte ndjekje penale. Për situatën e krijuar nga ndërtimet, kryeministri Rama fajësoi edhe një pjesë të sistemit të drejtësisë.

Ankimi i vendimit nga opozita në Kushtetuese

Opozita e vlerësoi si antikushtetues vendimin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. PD e ankimoi vendimin e qeverisë në Gjykatën Kushtetues duke kërkuar shfuqizimin e tij. Sipas PD-së, nëpërmjet këtij vendimi, kryeministri, Edi Rama “mori në mbrojtje oligarkët e ndërtimit të Kullave pa leje në mes të Tiranës”.

“Vendimi është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse cënon barazinë e shtetasve përpara ligjit, cënon hierarkinë e akteve normative dhe nuk është autorizuar nga ligji; – Është në kundërshtim me Kodin Penal, sepse i jep amnisti penale një kategorie personash, pa ligj të miratuar me 3/5 e votave në Kuvend; – Është në kundërshtim me ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit; “Vendimi i qeverisë parashikon që kushdo që ndërton kulla pa leje apo kate shtesë pa leje, duhet ta deklarojë, t’ia shesë shtetit për 1 euro, me pas mund ta blejë dhe e gëzon ndërtimin e paligjshëm i pashqetësuar. Ky akt është legalizim pa ligj i ndërtimeve pa leje, është amnisti penale pa ligj, duke i përjashtuar nga dënimi me burg, është certifikim i pabarazisë mes qytetarëve”, – thuhet në padinë e PD-së.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“700 familje shqiptare jetojnë me taksat tona”, Rama reagon pas deklaratës së Sekretares së Mahmood

Kryeministri i Shqipërisë akuzon Mahmoodin për ‘stereotipizim etnik’

20 November, 2025
Turkish Airlines e ka marrë vendimin! Nxjerr në shitje të gjitha aksionet në Air Albania

Turkish Airlines e ka marrë vendimin! Nxjerr në shitje të gjitha aksionet në Air Albania

19 November, 2025
U shtyp brenda një kamioni, mbahen homazhe për shqiptarin që humbi jetën tragjikisht në Northampton

U shtyp brenda një kamioni, mbahen homazhe për shqiptarin që humbi jetën tragjikisht në Northampton

19 November, 2025
Robert De Niro do të interpretojë një film për luftën e Kosovës

Robert De Niro do të interpretojë një film për luftën e Kosovës

19 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result