Konfiskohen 1 mijë e 600 litra vaj ushqimor në veri të Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia Kufitare e Kosovës në veri, ka konfiskuar 1620 litra vaj ushqimor nga një i dyshuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:40, ka njoftuar policia.

“Me datë 28.05.2022, rreth orës 17:40 Policia Kufitare e Kosovës-veri, me njësitet kompetente rajonale gjatë patrullimit nëpër rrugët pran brezit kufitar, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari m/s, shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se kishte qenë duke transportuar rreth 1620 litra vaj ushqimor për të cilët nuk kishte asnjë dokumentacion në lidhje me prejardhjen e mallit”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti ” Tregti e ndaluar” dhe malli të dërgohet në Terminal Doganorë.

Share This Article