​Konfiskohet një sasi pijesh të kontrabanduara nga Serbia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Kosovës sot rreth orës 15:00 në Rudare të Zveçanit ka konfiskuar një sasi pijesh të kontrabanduara nga Serbia.

Në njoftimin për media thuhet se gjatë kontrollit të automjetit të markës VW Golf II me targa vendore, me vozitës të dyshuarin mashkull kosovar, janë gjendur pije alkoolike dhe jo alkoolike – produkte të Serbisë si: birra, Coca Cola dhe Fanta.

Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent, me autorizim të të cilit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt për “kontrabandë me mallra”.

Automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejme.

Share This Article