Konflikti Izrael Hamas, OKB konstaton krime lufte: Pengjet janë përdorur si mburoja njerëzore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një komision hetimor i emëruar nga OKB ka njoftuar se tashmë ka prova të qarta se në konfliktin mes Hamasit dhe Izraelit që ka nisur prej të shtunës janë kryer krime lufte.

“Raportet se grupet e armatosura nga Gaza kanë vrarë qindra civilë të paarmatosur janë të papranueshme dhe nuk mund të tolerohen,” thuhet në deklaratën e komisionit të OKB.

“Marrja e pengjeve civile dhe përdorimi i tyre si mburoja njerëzore janë krime lufte”, thekson njoftimi.

Ata shprehën kritikën e tyre edhe për veprimin e autoriteteve izraelite që ndaluan furnizimin me ujë dhe energji elektrike në vendbanimet palestineze.

Komisioni u ka kërkuar forcave izraelite dhe grupeve të armatosura palestineze “të respektojnë rreptësisht ligjin ndërkombëtar humanitar”.

Share This Article