Konflikti Izrael-Palestinë, Guterres: Jeta e fëmijëve në Gaza është kthyer në ferr

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, deklaroi se jeta e fëmijëve në Gaza është kthyer në një ferr.

Guterres ka bërë thirrje për t’i dhënë menjëherë fund sulmeve, ndërsa u shpreh i tronditur që ende vijojnë bombardimet ajrore.

Bombardimet thuajse 11 ditore izraelite kanë vrarë më shumë se 200 palestinezë në Gaza, përfshirë 60 fëmijë.

Ai gjithashtu tha se edhe sulmet ndaj Izraelit të cilët i kanë marrë jetën 12 personave, janë të papranueshme.

“Sulmet pa kriter të raketave nga Hamas dhe grupet e tjera drejt Izraelit të cilët kanë lënë të vdekur 12 persona, duke përfshirë 2 fëmijë, ishin gjithashtu të papranueshme”, ka thënë më tej Guterres.

Share This Article