Luftimet që janë duke u zhvilluar në rajonin Tigray të Etiopisë kanë bërë që numri i njerëzve të prekur nga uria të shkojë në më shumë se 400,000, kanë bërë të ditur zyrtarë të Kombeve të Bashkuara.
Në takimin e tyre të parë për të adresuar krizën në këtë rajon, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar të shtunën se më shumë se 33,000 fëmijë po vuajnë nga kequshqyerja.
Sipas zyrtarëve, rreth 1.8 milionë banorë të tjerë të zonës janë në rrezik të preken po ashtu nga kriza e urisë, si rezultat i konfliktit tetë mujor.
Ata po ashtu kanë paralajmëruar për përplasje të reja atje, pavarësisht deklaratave për armëpushim.
Qeveria e Etiopisë e cila po lufton me forcat rajonale në Tigray, ka deklaruar armëpushim të njëanshëm, të hënën.
Luftimet mes Frontit Liberal të popullit Tigray (TPLF) dhe forcave qeveritare, kanë lënë mijëra persona të vdekur ndërkohë më shumë se 2 milionë njerëz janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.
Të dy palët e konfliktit janë akuzuar për vrasje masive dhe dhunim të të drejtave të njerëzve.