Konflikti në Gaza, palestinezët raportojnë 145 viktima, Izraeli 10

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e shëndetësisë e udhëhequr nga Hamas në Gaza tha se numri i të vdekurve në luftimet e kësaj jave midis Hamasit dhe Izraelit ishte rritur në 145. Dyzet e një viktima ishin të mitur, njoftoi ajo.

Thuhet gjithashtu se mbi 1.000 njerëz janë plagosur nga sulmet e Izraelit, raporton bbc.

Ministria nuk specifikoi sa operativë u vranë në Hamas ose organizata të tjera palestineze në Gaza.

Ndërkohë, autoritetet izraelite njoftuan se shumë terroristë ishin vrarë dhe se disa vdekje ishin shkaktuar nga raketa të hedhura në Izrael, por shpërthyen në Gaza. Gjithashtu autoritetet izraelite njoftuan se dhjetë shtetas të tyre janë vrarë.

Ushtria izraelite njoftoi se 278 raketa u qëlluan në drejtim të Izraelit nga Gaza. Nga ato, 40 raketa ranë në Gaza, sipas Forcave të Mbrojtjes Izraelite.

IDF gjithashtu thotë se sistemi i mbrojtjes nga raketat Iron Dome rrëzoi “dhjetëra raketa”. 

Share This Article