Konflikti për Kushtetutën, Dodik: Kam “një plan” nëse shkarkohem si presidentit i Republikës Sërpska

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, tha se vendimet e përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, nuk do të aplikohen në entitetin serb. “Unë kam një plan nëse përfaqësuesi i lartë sjell diçka. Do të jetë shumë interesant. Plani nuk përfshin asnjë konflikt, por sfidë politike”, tha Dodik, duke komentuar raportimet mediave për shkarkimin e tij.

Deklarata e Dodik vjen një ditë pasi anëtarët e Agjencisë për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) mblodhën dokumentacione në zyrat e Gazetës Zyrtare në Republikën Sërpska.

Ky institucion ka publikuar dekretin joligjor të Dodikut që thotë se vendimet e Zyrës së përfaqësuesit të lartë nuk do të publikohen më në Republikën Sërpska, sikurse edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës nuk do të aplikohen më në territorin e entitetit.

Përfaqësuesi i lartë në Bosnje, Christian Schmidt, ka autoritetin që të shkarkojë çdo zyrtarë të emëruar apo të zgjedhur, nëse ai vlerëson se ata kërcënojnë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit apo sundimin e ligjit.

Javën e shkuar Milorad Dodik, njoftoi për ngritjen e një padie penale kundër përfaqësuesit ndërkombëtar, pasi sipas tij Christian Schmidt merret me punët e përfaqësuesit të lartë pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Share This Article