Deputeti i PD-së, Dashnor Sula i përgjigjur demokratit Enkelejd Alibeajt për Reformën Zgjedhore.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sula i drejtohet Aliebeajt duke i thënë se ‘Pse u kujtove për reformën kur t’u hoq karrigia?’.
Postimi i plotë:
E vërtetë! Opozitarizmi fals nuk është certifikatë që e jep dikush, por fletë emërimi që e lëshon Edi Rama. Turp për këdo që e pranon!
Pyetjet pa përgjigje vijon të mbetet:
1-Pse nuk u mblodh për 22 muaj Komsioni i Reformës Zgjedhore?
2- Pse u bllokua puna e Komisionit me dakortësi për 22 muaj?
3- Pse u kujtuan për Reformën vetëm kur ju hoq karrigia që mbante të bllokuar Reformën?
4- Pse vijonë të hiqen diçka që nuk janë?
5- Pse duan të mbajnë në këmbë strategjinë e “kërpëratave të 2020”?
6- Pse nuk mbajnë parasysh detyrat e Komisionit të Venecias?
Përgjigjuni!
Demokratët dhe opozitarët po presin përgjigje! Boll u bëtë megafoni i prishur i Edi Ramës!