Kongresi amerikan ua ndalon anëtarëve të përdorin DeepSeek

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ligjvënësit në të dy dhomat e Kongresit amerikan, si dhe bashkëpunëtorët e tyre dhe punonjës të tjerë, kanë marrë urdhër që të mos përdorin DeepSeek, një kompani kineze të inteligjencës artificiale.

Zyra administrative e Capitolit u ka dërguar një e-mail punonjësve, duke njoftuar se aplikacioni është “nën vëzhgim dhe shqyrtim” dhe se përdorimi i tij është i ndaluar deri në një njoftim të dytë.

Si arsye zyrtare në këtë e-mail thuhet se “individë po e përdorin aplikacionin për të sulmuar kompjuterët zyrtarë”, ndaj DeepSeek do të bllokohet plotësisht në të gjitha pajisjet e lidhura me Kongresin, shkruan Axios.

Kjo nuk është hera e parë që Kongresi ndalon aplikacione, pasi masa të ngjashme janë marrë edhe ndaj kompanive të tjera të inteligjencës artificiale.

Në vitin 2023, ChatGPT u ndalua përkohësisht, ndërsa në prill të vitit 2024 i njëjti rregull u zbatua për Microsoft Copilot.

DeepSeek papritur u bë qendra e vëmendjes së mediave botërore pasi suksesi i tij “tronditi” kompanitë amerikane në bursë në fillim të kësaj jave. 

Share This Article