Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratik, Gazment Bardhi përcolli me ironi kongresin e Partisë Socialiste që po zhvillohet këtë të premte. Ai ka publikuar fotografitë e 12 ish-kryebashkiakëve dhe ish-deputetëve që janë hetuar nga SPAK.
“Zbulohet paneli i 7 i Kongresit të PS me temë diskutimi “Eksperienca më e mirë në luftën kundër korrupsionit në Qeverinë e Edi Ramës”. Për arsye “objektive” diskutimet do të zhvillohen online!