Në Kongresin luksoz të PS-së edhe pse vendi ndodhet në krizë, Edi Rama njoftoi edhe rritjen e çmimit të energjisë elektrike për ata që konsumojnë më shumë.
Sipas Ramës, rritja do të prekë 5% të konsumatorëve që sipas tij konsumojnë 25% të totalit të energjisë që i duhet vendit.
“Do të vendosim një cmim tjetër për ata që konsumojnë shumë më tepër energji sesa pjesa tjetër e popullit”, tha Rama.