Kongresmenët amerikanë takojnë udhëheqësit shqiptarë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë,  Yuri Kim bëri të ditur se anëtarët e Kongresit, do të zhvillojnë takime me udhëheqësit shqiptarë.

Kim thekson se Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner janë në Tiranë për takime të rëndësishme, ndërsa nënvizon se më shumë detaje do të japin sot.

“Kënaqësi e madhe të mirëpres anëtarët e Kongresit të Shteteve të Bashkuara Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner në Tiranë për diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë. Na ndiqni nesër për më shumë detaje!”, u shpreh ambasadorja Kim.

Share This Article