Kongresmeni Andy Levin, i bashkohet grupit për çështje shqiptaro-amerikane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kongresmeni amerikan, Andy Levin, përfaqësues nga Michigani, së fundi i është bashkuar grupit për çështjet shqiptaro-amerikane.

Kështu ka bërë të ditur biznesmeni shqiptaro-amerikan, Richard Lukaj, përmes një shkrimi në Twitter.

Lukaj është një prej aktivistëve të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 “Njihuni me kongresmenin Levin, i grupit më të ri për çështjet Shqiptaro-Amerikane. Ai është nipi i senatorit të ndjerë Carl Levin, të cilin e kujtoj me dashuri nga ditët e shërbimit të tij në Komitetin e Shërbimeve të Armëve gjatë konflikteve në Ballkan. Faleminderit shqiptarë të Miçiganit!”, ka shkruar Lukaj.

Grupi për çështje shqiptare është krijuar nga aktivistët shqiptaro-amerikanë me që të forcohen lidhjet mes shtetit amerikan dhe shqiptarëve, si dhe përfaqësimin e interesave shqiptare në Kongresin amerikan.

Ndryshe, raportohet se shteti i Michiganit është një prej shteteve në SHBA me komunitet të madh të shqiptarëve.

Share This Article