Kongresmeni bën përgjegjëse Serbinë për Veriun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kongresmeni demokrat, Bill Keating, ka kërkuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ai ka thënë se para së gjithash, dhuna në veri të Kosovës duhet të ndalet, dhe se për këtë çështje të dy palët kanë përgjegjësi.

Duke përmendur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dy vende që vitin e kaluar nisën negociatat për anëtarësim në BE, Keating tha se dyshja “kanë bërë absolutisht gjithçka që u është kërkuar”.

Kongresmeni gjithashtu ka thënë se Serbia mund të ecë përpara ose të mbetet prapa me Rusinë.

“Nuk ka asnjë mënyrë për të përparuar duke bashkëpunuar me Rusinë për çështjet e shkatërrimit dhe trazirave. Thjesht nuk ka asnjë përfitim nga kjo” – deklaroi Bill Keating

Share This Article