Konjaku i 1762-tës, shitet për 146,000 $ në ankandin online

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një konjak i rrallë i vitit 1762 është shitur sot për 146,000 dollarë në një ankand online në SHBA.

Konjaku Gautier i cilësuar si “jashtëzakonisht i rrallë” është nga më të vjetrit të mbijetuar dhe besohet se vetëm disa shishe kanë mbetur në botë, sipas ekspertëve të ankandeve Sotheby’s.

Shishja në fjalë është një nga tre të kompletit në fjalë, e njohur si “grand frère” apo “vëllai i madh,” dhe ka qenë në familje prej shumë gjeneratash.

Ajo e quajtur “petit frère”, është shitur në një ankand në New York në 2014 ndërsa tjetra, “petite soeur” ose “motra e vogël” gjendet në muzeumin Gautier në rajonin Cognac, në jugperëndim të Francës.

Blerësi do të gëzojë gjithashtu një turne në distilerinë Maison Gautier Aigre, France, që është themeluar në vitin 1755.

Ish-pronari i shishes tregon se konjaku ka një histori të veçantë.

Në shekullin e 19 gjyshërit e tij kishin adoptuar një jetim të quajtur Alphonse, i cili më vonë shkoi të punonte në rajonin e Cognac.

Ai u kthye një dekadë më vonë me një karrocë plot me shishe konjaku, të cilat me sa duket i kishte marrë në vend të rrogës. Mes tyre ishin dhe tre shishet e rralla Maison Gautier të cilat mbeten me familjen pas vdekjes së Alphonse gjatë Luftës së Parë Botërore.

Por dhe konjakë të tjerë të rajonit kanë komanduar çmime fantastike. Në vitin 2012 pronarja Pierrette Trichet e distilerisë Remy Martin, vendosi të hapë një fuçi të vitit 1909 dhe shihet e Remy Martin Louis XIII që dolën prej saj u shitën për $22,000 secila.

Share This Article