Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për zhvillimet politike në vend pas zgjedhjes së qeverisë së re.
Konjufca ka thënë se tashmë kërkesat për zgjedhje do të jenë një përditshmëri në Kosovë.
“Nuk është lajm i mirë nëse në një vend nuk ka zgjedhje e sidomos kur kërkon populli”, tha ai.
Ish-ministri i Jashtëm ka thënë se tashmë është evidente se roli i Thaçit në krijimin e kësaj qeverie ka qenë vendimtarë.
“Avdullah Hoti është një aktorë që luan rolin e kryeministrit. Kjo marrëveshje është arritur mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës”, tha ai në Dukagjin.
Nënkryetari i Vetëvendosjes thotë se LDK doli në zgjedhje e dyta për shkak të afërsisë së kishte me Vetëvendosjen, pasi sipas tij po të kishte bërë me dije se preferon edhe koalicion me AAK-në do të delte më keq në zgjedhje.
Konjufca thotë se Isa Mustafa vazhdimisht ka mashtruar elektoratin e LDK-së në zgjedhje dhe sipas tij ai përsëri do të bëjë Thaçin president.
“Mendoj se Isa Mustafa do t’ia sigurojë përsëri votat për president. Pse Hashim Thaçi të ja mundësojë LDK-së qeverinë me gjithë ato ndërhyrje. Thaçi ndikoi prej Gjykatës Kushtetuese deri te deputeti Haxhi Shala”, tha ndër të tjera Konjufca.