Konjufca: Italia mbështet heqjen e vizave për Kosovën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, zhvilloi takim me homologun e tij nga Italia, Luigi Di Maio.

Konjufca, theksoi se ambasadori italian ka qenë mbështetës për sa i përket heqjes së vizave për Kosovën.

“Patëm një takim të shkëlqyeshëm me ministrin Di Maio. E falënderova për rolin që shteti italian ka pasur në çdo fazë të shtetndërtimit të Kosovës. Më erdhi mirë që njëra prej temave që e diskutuam është edhe mbështetja në aspektin e teknologjisë informative të Kosovës. Ministri ofroi mbështetje për projektet që do t’i ketë qeveria e re. Ka qenë mbështetës edhe sa i përket heqjes së vizave për Kosovën dhe për proceset e integrimit. Takimi ynë ishte edhe për të përgëzuar njëri tjetrin për relacionet që i kanë vendet tona dhe se si mund të zhvillohen drejt projekteve konkrete”, tha Konjufca, raporton KTV.

Ndërkaq, ambasadori italian Di Maio, tha se Italia nxit dialogun e paqes mes Kosovës e Serbisë.

“Jemi plotësisht të gatshëm të bashkëpunojmë në bazë të përvojave tona në mënyrë që reformat të realizohen deri në fund e që paraqesin hapat e rëndësishëm në integrimin. Italia nxitë dialogun e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë aspekt do të bëjmë që edhe BE të jetë protagonist dhe lehtësues i dialogut që do t’i jap përparësi integrimit evropian. E kam ftuar ministrin në Romë për një vizitë kur mund të zhvillojmë”, u shpreh Di Maio.

Share This Article