Konjufca: Jemi fitues, me LDK-në do ta bëjmë Qeverinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se ata kanë dal partia e parë në zgjedhjet e sotme.

Konjufca tha se e uron LDK-në për vendin e dytë, me ç’rast tha se me LDK-në do ta bëjnë një qeveri shumë të mirë për Kosovën.

“Të dhënat tona tregojnë që LVV është e para. LVV i ka fituar këto zgjedhje. Unë i uroj qytetarët e Kosovës, ishte një proces shumë demokratik me të cilin jemi shumë të kënaqur si LVV. Me këtë rast shprehim edhe urimin tonë për vendin e dytë që e ka marr LDK, me të cilën mendoj që do ta bëjmë një qeveri shumë të mirë për Kosovën. Unë jam i bindur që mbi 10 komuna ka dal e para LVV”, tha ai.

Ai ka falënderuar institucionet e sigurisë, Policinë e Kosovës që tha se janë kujdesur që gjithçka të shkojë mirë si në fushatë, ashtu edhe sot kur është votuar.

Share This Article