Konjufca: Konsensusi me opozitën kundër “Zajednicës” e favorizon Kosovën në dialog

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, thotë se për temën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka një konsensus në Kuvend me opozitën.

Ai ka thënë se pozicionimi kundër i opozitës ndaj çështjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe, është ndihmë për qeverinë në tavolinën me Serbinë.

“Për këtë temë ka pasur konsensus pak si pa fol, nuk e di si ka ardhur por në dy pika të rëndësishme si ka ndodhur një pajtueshmëri me opozitën. E para fakti që atje të na përfaqësojë qeveria, jo një forum më i gjerë. Nuk e kam parë si pozicionim në kuvend, por më shumë pozicionim të kryetarëve të rinj të LDK-së dhe PDK-së nëpër intervista ku kanë pasur mundësi t’i japim pozicionimet e tyre. E dyta është sa i përket evitimit të një teme për të cilën po kemi trysni, asociacioni i komunave me shumicë serbe. Vetë fakti që opozita është pozicionuar kundër ‘Zajednicës’ është një ndihmesë e madhe për qeverinë”, ka thënë ai në Deskun e KOHËS.

Konjufca shtoi se diskursi i opozitës në relacion me çështjen e asociacionit të komunave serbe, është taktik.

“Po të ishte opozita shumë agresive me interpelanca, duhet të bëhet ‘Zajednica’, mund të kishte qenë edhe kështu. Por vetë fakti që opozita po hesht në këtë temë dhe po na jep neve të drejtë si mazhorancë, që si drejtues të institucioneve që ‘Zajednicën’ nuk duhet ta lëmë të jetë temë në tavolinë të negociatave, ky konsensus që e kemi me opozitën e favorizon shumë pozicionin e Kosovës në negociata me Serbinë. Kjo është arsyeja pse edhe në mesin e faktorëve ndërkombëtarë po zbehet ‘Zajednica’ si opsion”, ka thënë ai.

Share This Article