Konjufca merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku diskutohet për situatën në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Glauk Konjufca, do të marrë pjesë sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të Albin Kurtit, Kreshnik Ahmeti.

Sipas njoftimit, do të diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi situatën në Kosovë.

“Sot, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutohet raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi situatën në Kosovë. Seanca fillon në ora 15:00 me kohën tonë lokale dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në web faqen zyrtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Share This Article