Konjufca merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Bruksel

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar sot për në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian.

Samiti mbahet nesër, nën patronatin e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli.


Në samit do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht përforcimin e dimensionit parlamentar në procesin e zgjerimit.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeparlamentari Konjufca do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë të lartë Parlamentit Evropian dhe homologë nga rajoni. ​

Share This Article