ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Makina të vjedhura dhe të kontrabanduara jashtë vendit brenda 24 orëve 46 minutes ago
Europol ngre alarmin: Rrjetet kriminale po rekrutojnë fëmijë për vrasje dhe spiunazh përmes video-lojërave dhe telefonave 52 minutes ago
EUROPOL çmonton grupin që trafikoi mbi 7 mijë artefakte historike/ Operacioni edhe në Shqipëri! 35 të arrestuar (VIDEO) 54 minutes ago
Pamje tronditëse/ Momenti kur motori i avionit shpërthen në ngritje 57 minutes ago
Erdogan ngre alarmin: Lindshmëria në Turqi ka rënë, masa kundër komunitetit LGBTQ+ 58 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Konjufca: Në Hagë po gjykohen disa prej krerëve më të shquar të UÇK-së

albnews by albnews
10 June, 2021
in Kosova
0
Konjufca: Nëse krijohet “Serbia e vogël”, do të organizojmë protesta masive përkundër pandemisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se në Hagë po mbahen komandantët më të shquar të UÇK-së, ndërkaq tha se në procesin që po zhvillohet në Gjykatën Speciale Qeveria e tashmë nuk do të jetë spektatore.

Konjufca tha se do të ketë një pjesëmarrje aktive në procesin që po ndodh atje duke ofruar edhe prova në favor të mbrojtjes.

RelatedPosts

Arbnor Spahiu, ish-efektivi i Policisë së Kosovës, lirohet nga burgu në Serbi

Humb jetën një shqiptar i Kosovës në Serbi

Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ-ja vendos 12 ditë fushatë

“Është padyshim politikë zyrtare e shtetit tonë e institucioneve tona që konsolidojmë grupet të cilat do të merreshin me mbrojtjen e tyre, do të ishin aktiv në këtë proces jo thjesht spektator, ne të themi që është proces i drejtësisë ndërkombëtare dhe ne po e vëzhgojmë si po shkon ai”, u shpreh Konjufca.

Konjufca tha se kështu ka qenë qasja e Qeverive të kaluara.

“Me institucione të reja ma merr mendja se do të jetë, si koncept që e ka mbështetur edhe kryeministri Kurti, si një pjesëmarrje aktive në procesin që po ndodh atje duke i mbrojtur përfaqësuesit tanë, duke prezantuar prova në favor të mbrojtjes, në anën tjetër duke përgënjeshtruar pozicionet e Serbisë, me të cilat Serbia synon të na i minoj edhe luftën çlirimtare edhe karakterin e saj të pastër, por edhe shtetësinë edhe kredibilitetin ndërkombëtarë të sovranitetit të Kosovës, sepse tek e fundit unë konsideroj që prej çka ka lind Gjykata Speciale, ka qenë minim i pavarësisë së Kosovës”, u shpreh Konjufca në RTK.

Ai tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë luftë e drejtë, e pastër edhe e domosdoshme.

“Jemi duke e vuajtur një proces shumë të vështirë e të ndërlikuar të gjykimit në Hagë të disa prej krerëve më të shquar të Ushtrisë sonë Çlirimtare. Edhe kryeministri Kurti e ka shpjeguar që ata kanë nevojë për një mbrojtje më të konsoliduar nga ana e shtetit të Kosovës”, tha Konjufca.

I pari i Kuvendit, u shpreh se “Shteti i Kosovës, nuk mund të jetë spektatore e një procesi të tillë, sepse çdo vendim që do të merret për ta, do ta prek edhe karakterin e luftës sonë. Nuk është këtu puna që në të kaluarën mund të mos jemi pajtuar për procese politike, mund të kemi qenë në taborë të ndryshëm konfrontuese politike. Ata janë marrë atje, nuk i kanë ftu si drejtues të partive politike por si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, u shpreh Konjufca. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Makina të vjedhura dhe të kontrabanduara jashtë vendit brenda 24 orëve

Makina të vjedhura dhe të kontrabanduara jashtë vendit brenda 24 orëve

22 November, 2025
Europol ngre alarmin: Rrjetet kriminale po rekrutojnë fëmijë për vrasje dhe spiunazh përmes video-lojërave dhe telefonave

Europol ngre alarmin: Rrjetet kriminale po rekrutojnë fëmijë për vrasje dhe spiunazh përmes video-lojërave dhe telefonave

22 November, 2025
EUROPOL çmonton grupin që trafikoi mbi 7 mijë artefakte historike/ Operacioni edhe në Shqipëri! 35 të arrestuar (VIDEO)

EUROPOL çmonton grupin që trafikoi mbi 7 mijë artefakte historike/ Operacioni edhe në Shqipëri! 35 të arrestuar (VIDEO)

22 November, 2025
Pamje tronditëse/ Momenti kur motori i avionit shpërthen në ngritje

Pamje tronditëse/ Momenti kur motori i avionit shpërthen në ngritje

22 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result