Konjufca nga Rezalla i kërkon Serbisë ta njoh pavarësinë e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë homazhe në Rezallë të Skenderajt ka thënë se nuk ka paqe derisa sa Serbia të pranojë krimet që ka bërë dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Konjufca gjatë homazheve në përvjetorin e masakrës së Rezallës, tha se Serbia është mbushur me varre masive të shqiptarëve.

“Serbia është ajo e cila është e mbushur me varre masive të shqiptarëve, Serbia është e mbushur me trupat e shqiptarëve qe i fsheh dhe ky është krim i shumëfishtë, duke nisur nga rrëmbimi i trupave dhe fshehja e tyre. Nuk ka paqe pa e pranuar krimin Serbia, dhe pa e pranuar Kosovën tonë”, përfundoi ai.

Më 5 mars 1999  në Rezallës të Skenderajt, policia dhe ushtria serbe patën ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe të fshatrave përreth, nga të cilët 44 kishin i kishin zhdukur. Disa vite më pas një pjesë e trupave u gjetën në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve.

Share This Article