Konjufca pas vendimit të Kushtetueses: Prita kontestimin e votës së Arifit, jo shpalljen e zgjedhjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anëtari i Kryesisë i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se kjo parti ka besuar se kauza e ngritur në Gjykatën Kushtetuese ka qenë e drejtë.

“Unë kam menduar se Gjykata do ta konstatonte vetëm mungesën e legjitimitetit të votës së deputetit Ethet Arifi, por nuk kam pritur se gjykata do t’i shpallë zgjedhjet”, tha Konjufca në Debat Plus.

Konjufca thotë se edhe nëse Gjykata do të thoshte se në sallë kanë qenë vetëm 60 vota të vlefshme mjaftonte që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Gjykata ka dashur të shprehet në një formë më eksplicite”, tha ai.

Ish-ministri i Jashtëm nga radhët e LVV-së thotë se ky subjekt nuk është pajtuar shumë herë me vendimet e Kushtetueses por sipas tij kësaj radhe vendimi i saj ka mbështetur pretendimin e Vetëvendosjes.

Share This Article