Konjufca: Pavarësia e Kosovës u arrit me mund dhe sakrifica të popullit shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar 17 vjetorin e pavarësisë.

Konjufca ka thënë se Pavarësia e Kosovës u arrit me shumë mund, përpjekje e sakrifica të popullit shqiptar. Lufta për çlirim, liri e pavarësi ka në themel gjakun e dëshmorëve të rënë ndër breza.

“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës ndaj miqve dhe aleatëve në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet evropiane që përkrahën çlirimin e Kosovës dhe ndërtimin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Pa ndihmën e tyre kjo rrugë do të ishte më e gjatë dhe më e vështirë”, ka shkruar Konjufca.

Kryeparlamentari ka theksuar se sot në këtë ditë feste e gëzimi, reflektojmë mbi këtë histori lirie e dinjiteti, të përkushtuar në rrugën tonë për sovranitet, demokraci e integrim në botën euro-atlantike.

“Rroftë Republika e Kosovës. Gëzuar!”, ka shkruar Konjufca. 

Share This Article