Konjufca: Presim nga Sllovenia ta përkrahë Kosovën në liberalizimin e vizave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e Sllovenisë në Prishtinë, Minca Benedejçiq.

Sipas njoftimit për media, ambasadorja Benedejçiq ka konfirmuar angazhimin e vendit të saj në fuqizimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të dy shteteve, si dhe vazhdimin e përkrahjes së Kosovës në fusha të ndryshme, me fokus të veçantë në procesin e integrimit euro-atlantik.

Në anën tjetër Konjufca e ka njoftuar atë lidhur me angazhimet e Kuvendit për miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së.

Duke çmuar lart bashkëpunimin e deritashëm në mes të dy vendeve dhe duke shprehur gatishmërinë e thellimit të këtij bashkëpunimi, Konjufca ka theksuar se pret nga Sllovenia, shtet i cili aktualisht kryeson Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian, që të përkrahë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe ta ndihmojë në rrugën integruese për në BE.

Share This Article