Konjufca takon ish presidentin Mesiq: Kosovën konsiderojeni si shtëpinë tuaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ish presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq.

Në takim, Konjufca e ka falënderuar Mesiq për përkrahjen e fuqishme që i ka dhënë pavarësisë së Kosovës.

“Kroacia dhe ju keni dhënë një kontribut të çmueshëm për Kosovën. Ne me Republikën e Shqipërisë jemi vëllezër, kemi marrëdhënie vëllazërore, por kemi fat që kemi miq si ju. Kosovën konsiderojeni si shtëpinë tuaj”, tha Konjufca.

Gjithashtu, Mesiq ka falënderuar Konjufcën për pritjen që i bëri.

Mesiq shërbeu si president i Kroacisë nga viti 2000 deri më 2010. Gjithashtu, ishte një nga figurat më të zëshme në Ballkan pro pavarësisë së Kosovës. 

Share This Article