Konjufca: Të gjitha burimet thonë se nota verbale e Sierra Leone është e vërtetë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca është duke raportuar sot në Komisionin për Punë të Jashtme ku ka folur edhe për tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone

Konjufca ka deklaruar se janë interesuar për të parë vërtetësinë e notës verbale që e ka prezantuar Serbia, ku ka deklaruar se sipas të gjitha rasteve ajo nuk është e falsifikuar.

“Sa i përket Sierra Leonës ne jemi interesuar së pari për autenticiteti, deri më tani të gjitha burime profesionale që i posedojmë, sipas të gjitha gjasave është e vërtetë. Nuk e kemi në dorë, por, sipas burimeve tona ajo notë verbale është e tillë”, ka thënë ai.

Ministri i Jashtëm thotë se ministri Ivica Daçiq është duke e keqpërdorur dialogun e Brukselit.

Share This Article