Konjufca: Vjosa Osmani është e ndërtuar për kryetare të Parlamentit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka deklaruar se kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, është e ndërtuar për kryetare të Parlamentit.

“Vjosa Osmani është e ndërtuar për kryetare të Parlamentit. Absolutisht pozita e kryetarit të Parlamentit nuk është aspak më i padenjët se pozita e kryeministrit”, ka theksuar Konjufca në RTV Dukagjini.

“Më së miri është me ia dit secili hallin vetës. Në analizat tona, do të mundohemi me gjejmë njeriun më të përgatitur për pozitën e kryeministrit të Kosovës”, ka shtuar Konjufca.

Po ashtu ai ka thënë se prioritete të qeverisë së ardhshme duhet të jenë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe gjyqësori, e që siç tha ai janë pritjet më të mëdha nga qytetarët.

LDK dhe LVV nuk po mund të arrijnë një koalicion parazgjedhor pasi të dy palët kërkojnë pozitën e kryeministrit. LDK ka nominuar Vjosa Osmanin, kurse LVV kërkon që ky post t’i takojë Albin Kurtit.

Share This Article