Konservatorët britanikë akuzohen për islamofobi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas shfrytëzimit për një kohë të gjatë të akuzave për antisemitizëm drejtuar opozitës laburiste, konservatorët britanikë të Boris Johnson-it e gjejnë veten në mes të trazirave, të akuzuar se kanë lejuar lulëzimin e islamofobisë në radhët e tyre.

Partia në pushtet njoftoi të martën se i kishte besuar profesorit të psikologjisë, Swaran Singh, ish-anëtar i Komisionit Kombëtar për Barazinë, një studim të shumëpritur mbi diskriminimin në mesin e partisë.

Misioni i studimit është kritikuar tashmë për spektrin e tij, i konsideruar si tepër i gjerë për t’iu përgjigjur problemit shumë specifik të islamofobisë, e shfrenuar në partinë e Boris Johnson.

“Duke e zgjeruar temën mbi diskriminimin më në përgjithësi, studimi ka të ngjarë të jetë hartuar për të injoruar provat në rritje të islamofobisë brenda Partisë Konservatore”, denoncoi Këshilli Mysliman Britanik, i cili përfaqëson qindra xhami e shoqata myslimane./ATSH/

Share This Article