Disa imazhe të pazakonta të një nëndetëseje gjermane janë publikuar së fundmi për të cilën shumë besojnë se mund të jetë ajo që ka ndihmuar Hitlerin të largohet drejt Argjetines në fund të Luftës së Dytë Botërore.
Ekspertët kanë zbuluar elementë që tregojnë se rrënoja 80 metra e gjatë mund të jetë një nëndetëse e vërtetë naziste, pas pamjeve ë reja të marra nga zhytësit argjentinas.
Ajo është zbuluar pranë Quequén, një port pranë Argjentinës qendrore, nga grupi i zhytësve Eslabón Perdido (Hallka e humbur).
Drejtuesi i tyre Abel Basti thotë se beson se kjo është nëndetësja naziste që ka sjellë Hitlerin për një “jetë të re” në Amerikën Jugore.
Zyrtarisht lideri nazist kreu vetëvrasje në bunkerin e tij në Berlin në 1945 teksa forcat ruse po hynin në qytetet, por shumë teori jashtë narrativës zyrtare thonë se diktatori arriti të largohet drejt Argjentinës, bashkë me shumë kolegë të tij të Rajhut nazist.
Fabio Bisciotti, i cili drejton grupin italian të studimeve nënujore Lega Navale Italiana, pas analizimit të fotove thotë se mund të jetë pikërisht nëndetësja e Hitlerit.
Kjo pasi në një pllakatë janë shënuar dy gërma në formë S-je, siç njiheshin ato të rendit nazist.
Bisciotti tha: “Duke folur me historianë të tjerë, kemi zbuluar se ky tip gërmash është shumë i ngjashëm me alfabetin gjerman të përdorur gjatë luftës”.
“Ngjyra e artë është nga të pakta që dallohen në errësirën ujore me drita të kuqe, prandaj nëse flasim për një nëndetëse, po, mund të jetë gjermane, në një zonë si kjo që asokohe evitohej nga luftanijet amerikane dhe angleze”.
“Anija është e shkatërruar por imazhet tregojnë detaje shumë interesante dhe një dizajn të ngjashëm me nëndetëset gjermane.
Më tej ai shtonte: “Hipoteza ime kryesore është se Hitleri është larguar drejt Argjentinës, dhe kjo mund të jetë nëndetësja me të cilën ai është evakuar në fund të luftës”.
Studiuesi shton më tej se luftanija është hedhur në erë për të mbuluar gjurmët e arratisjes së Hitlerit, para se ai të blinte një fermë gjigante rreth 40 km në veri të Quequén.
Dokumente të deklasifikuara të FBI përfshijnë gjithashtu një dëshmi të vitit 1945 ku thuhet se Hitleri mbërriti në Argjentinë me nëndetëse në 1945, por kjo thotë se kishte mbërritur në gadishullin Valdes që është rreth 400 milje në jug të rrënojës së gjetur.
Në të tjera dokumente është raportuar se SHBA dhe Britania kanë qenë në kërkim të Hitlerit rreth dhjetë vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore pasi trembeshin se ishte ende gjallë.