Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Lista Serbe propozon Sllavko Simiçin për nënkryetar, nuk merr votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Po mbahet seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Korrespondentja e Top Channel, Leonita Bajramaj, raporton se Lista Serbe propozoi Sllavko Simiçin për nënkryetar, por nuk mori mjaftueshëm vota për t’i zgjedhur.

Simiçi mori 9 vota për, 54 kundër dhe 42 abstenime.

Deri në tre herë Lista Serbe mund të propozojë kandidatin e njëjtë.

Në rast se Simiçi nuk merr në tre raunde votat e mjaftueshme, Lista Serbe mund të kalojë në propozimin e një emri tjetër.

Por, Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e tetë tetorit ka konstatuar se rregulli i propozimit të kandidatit të njëjtë deri në tre herë, në vetvete nuk mund të paraqet arsye për bllokim.

Kjo mund të shfrytëzohet nga Lista Serbe për të vazhduar me propozimin e njëjtë për më shumë se tre herë.

Share This Article